Unë ju shoqëroj si avokat mbrojtës në Essen, në zonën e Ruhr-it dhe në mbarë territorin federal për gjatë gjithë procedurës penale. Unë qëndroj pranë jush, luftoj për të drejtat tuaja, mbroj dhe ruaj dinjitetin tuaj në këtë situatë kaq rënduese.

Unë e njoh nga brënda aparatin institucional dhe atë të drejtësisë të zonës së Ruhr-it dhe veçoritë e tij janë të njohura për mua. Unë preferoj përherë rrugët e shkurtra.

Që nga dita e parë, unë dhe ekipi im marrim përsipër komunikimin e plotë me autoritetet e përfshira, siç janë policia, prokuroria ose gjykata që merret me çështjen tuaj, dhe ju japim vlerësimin kompetent dhe realist lidhur me procedurën e mëtejshme.

NE MENDOJMË NË ZGJIDHJE

Në të njëjtën kohë, unë ju ndihmoj që të silleni në mënyrë optimale ndaj policisë, prokurorisë dhe gjykatës dhe të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm në çështjen tonë të përbashkët. Përmes trajnimit të vazhdueshëm, unë garantoj nivelin më të lartë të kompetencave.

Të dhëna biografike
Barish Gyltekin, avokat i specializuar në të drejtën penale

Fushat e shkencave juridike
E drejta penale, e drejta penale lidhur me trafikun rrugor, kundërvajtjet administrative

Gjuhët
Gjermanisht, anglisht dhe turqisht

Gültekin Strafrecht Icon Strafrecht

NË TË DREJTËN PENALE

  • Ndëshkueshmëria për shkak të bandës
  • Importi, tregtimi dhe posedimi i lëndëve narkotike, tregtia ndërkombëtare e kokainës, plantacionet e kanabisit, laboratorët ose kuzhinat për fabrikimin e drogave
  • Për akuzat lidhur me tregtinë e armëve
  • Vrasjet, duke përfshirë vrasjen me dashje dhe vrasjen pa dashje
  • Për grabitjen, shantazhin ose trafikimin e qënieve njerëzore
  • E drejta penale për të rinjtë dhe e drejta penale seksuale
  • Procedurat penale tatimore, p.sh. kontrabanda e cigareve
  • Akuzat lidhur me kriminalitetin përmes internetit
  • Mbrojtja në procedurat hetimore kundër kontrolleve në shtëpi, arrestimit, lëshimit dhe ekzekutimit të urdhrave të arrestit (Shqyrtimi gojor i masës së arrestit dhe ankimi kundër masës së arrestit)
  • Në procedurat e apelit kundër revokimit të kushtit
  • Në procedurën kryesore
  • Në bashkëpadi/ndihmë viktimave
  • Mbështetja e dëshmitarëve, shoqërimi juaj si dëshmitar në polici, prokurori ose gjykatë
  • Kallzimi penal dhe kërkesa për penalizim
Gültekin Strafrecht Icon Verkehrsstrafrecht

NË TË DREJTËN PENALE LIDHUR ME TRAFIKUN RRUGOR

  • Mbrojtja në rastin e drejtimit të një automjeti në gjendje të dehur ose nën ndikimin lëndëve narkotike
  • Në rast të vrasjes/lëndimit trupor nga pakujdesia
  • Largimi nga vendi i aksidentit
  • Garat me automjete
  • Sjellja e rrezikshme në trafikun rrugor
  • Drejtimi i një automjeti pa leje drejtimi/me ndalim drejtimi
Gültekin Strafrecht Icon Ordnungswidrigkeit

NË RASTIN E KUNDËRVAJTJEVE ADMINISTRATIVE/PROCEDURAT LIDHUR ME GJOBAT

  • Në rastin e tejkalimit të shpejtësisë dhe për shkeljet për kalimet në semafor të kuq
  • Në rastin e përdorimit të telefonit celular në timon dhe për matjet e distancave
  • Mbrojtja ndaj ndalimeve të mundshme në drejtim të automjetit
  • Periudha e provës dhe trajnimet për riedukimin e shoferëve
  • Reduktimi i pikëve

Kundenbewertungen & Erfahrungen zu Baris Gültekin. Mehr Infos anzeigen.

Telefoni i avokatit mbrojtës penal
për raste urgjente

Baris Gültekin Notfalltelefon 

Telefoni: 0152 29687217

Ju lutemi të keni parasysh: Nga pikëpamja e së drejtës penale, një rast urgjent paraqitet atëherë kur ju përballeni me një arrestim, kontroll ose një situatë të ngjashme, e cila kërkon masa urgjente për shpëtimin e ekzistencës. Në raste të tilla, zyra ime e avokatisë ju ofron numrin e telefonit për raste urgjente që ndodhet në anën e majtë.

Për të gjitha rastet e tjera, luteni të kontaktoni vetëm me ekipin tim në Zyrën e Avokatisë me numrin tonë fiks gjatë orarit të zakonshëm zyrtar. > Kontakti